“Djalli” gati për investime, shitja e Theo-s i hap rrugën Xhakës tek Milan, e konfirmon dhe i ati i mesfushorit

- Bota Sot

“Djalli” gati për investime, shitja e Theo-s i hap rrugën Xhakës tek Milan, e konfirmon dhe i ati i mesfushorit

Zhvillime në shtëpinë Milan. Kuqezinjtë duket se janë të gatshëm të nisin “sulmet” për përforcimin e skuadrës, me Taren dhe Allegrin që prej ditësh janë në bashkëbisedime të vazhdueshme lidhur me merkaton në skuadrën milaneze.

Por që Milan të nis operacionet në hyrje, duhet fillimisht të shesë. Lajmi i mire tek kuqezinjtë është fakti që anësori francez Theo Hernandez duket se ka pranuar të largohet nga Milan, me ofertën e Al Hilal që ka mbërritur në zyrën e klubit. Theo duket i joshur nga milionat e arabëve dhe nga projekti ii ri i skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi, ndaj mund të largohet që në këtë session merkatoje.Me 30 mln euro që Al Hilal ka ndërmend të shpenzojë për Theon, Milan duket më se i kënaqur dhe është gati të pranojë ofertën.

Në rast se çdo gjë do të mbyllej pozitivisht, atëherë Milan do t’i riinvestonte në merkaton hyrëse këto para për të afruar lojtarë cilësore për forcimin e skuadrës për sezonin e ri. Në krye të listës vijon të qëndrojë Granit Xhaka.

Që Xhaka dhe Milan kanë nisur flirtimet prej disa kohësh tashmë kjo nuk është më çudi. Për ta përforcuar edhe më shumë ka menduar i ati i futbollistit Ragip Xhaka që në një lidhje direkte gjatë një emisoni televizi në Kosovë, ka pranuar interesimin e kuqezinjve për Granitin.

Në këtë mënyrë duket se nuk do të ketë pengesa për transferimin e shumëpritur të Granit Xhakës në Milano. Pas Asllanit tek Inter, Milano duket se do të mirëpres një tjetër futbollist shqiptar, por këtë herë në spondën kuqezi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot