Liria prezanton trajnerin e ri

- Bota Sot

Liria prezanton trajnerin e ri

Klubi i futbollit Liria ka njoftuar emërimin e Klodian Duros si trajner të ri të skuadrës, transmeton kp.

“Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë!

Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Prizreni.

Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën në nivele më të larta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot