Tragjedi në futboll, shembet tribuna, ka viktima dhe dhjetëra të plagosur

- Bota Sot

Tragjedi në futboll, shembet tribuna, ka viktima dhe dhjetëra të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një tribune në stadium, menjëherë pas shpalljes kampion të skuadrës Mouloudia Club d’Alger në Algjeri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas përfundimit të ndeshjes mes MC Alger dhe NC Magra, që përfundoi në barazim pa gola, rezultat që i mjaftoi ekipit të kryeqytetit për të siguruar titullin kampion të Algjerisë.

Sipas mediave lokale, një barrierë sigurie u shemb në momentin kur tifozët kishin nisur festimet dhe po përpiqeshin të afrohen më shumë pranë fushës.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e sakta të incidentit tragjik. Ndërkohë, dhjetëra të plagosur janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet e kryeqytetit



Lexoni të gjitha në Bota Sot