Darwin Nunez pranon t’i bashkohet gjigantit italian gjatë verës

- Bota Sot

Darwin Nunez pranon t’i bashkohet gjigantit italian gjatë verës

Darwin Nunez ka dhënë miratimin e tij për një transferim te Napoli gjatë kësaj vere, sipas raportimeve të fundit nga mediat e ndryshme evropiane.

Megjithatë, Liverpooli dhe Napoli ende nuk kanë arritur një marrëveshje për tarifën e kartonit të sulmuesit uruguaian.

Nunez është një nga emrat kryesorë që Napoli po shqyrton për repartin e sulmit, në një merkato që pritet të jetë e ngjeshur për klubin italian.

Kampioni në fuqi i Italisë tashmë kanë prezantuar Kevin De Bruyne dhe Luca Marianucci si përforcime të reja. Po ashtu, raportet e fundit thonë se Antonio Conte do të ketë në dispozicion edhe 200 milionë euro të tjera për afrime gjatë verës.

Darwin Nunez shihet si një përforcim i mundshëm në fazën ofensive. Liverpooli është i gatshëm ta lejojë largimin e tij, por vetëm nëse vijnë kushtet e duhura financiare.

Napoli raportohet se synon të arrijë një marrëveshje për një tarifë prej rreth 50 milionë eurosh, ose ndoshta edhe më të ulët.

Sipas Fabrizio Romano, 25-vjeçari tashmë ka dhënë dritën jeshile për t’u bashkuar me Napolin. Kjo e afron edhe më shumë transferimin e tij në Serie A.

Përveç marrëveshjes mes klubeve, Napoli duhet të gjejë gjithashtu gjuhën e përbashkët me lojtarin për kushtet personale të kontratës së tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot