Kompania ajrore kombëtare franceze, Air France, ka pezulluar të gjitha fluturimet e planifikuara drejt Tel Avivit deri më 14 korrik, për shkak të situatës së pasigurt në rajon, mes përshkallëzimit të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, raporton Cnn.
Pas një vlerësimi të gjendjes në terren, kompania njoftoi se ka marrë vendimin për të anuluar të gjitha fluturimet nga Parisi drejt Tel Avivit.
Gjithashtu, janë anuluar edhe disa fluturime drejt destinacioneve të tjera në Lindjen e Mesme, përfshirë Dubain dhe Riadin.
Pasagjerëve të prekur nga anulimet do t’u ofrohet mundësia e shtyrjes së udhëtimit ose rimbursimi i plotë.
Air France deklaroi se vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimet gjeopolitike për të garantuar sigurinë maksimale të fluturimeve dhe pasagjerëve të saj.