Man United nis negociatat me Chelsea-n për Nkunku

- Bota Sot

Man United nis negociatat me Chelsea-n për Nkunku

Manchester United raportohet se ka nisur kontaktet me Chelsean për një transferim të mundshëm të sulmuesit francez, Christopher Nkunku, gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

27-vjeçari nuk ka kaluar sezon të mirë më ‘Blutë’ e Londrës, madje, ai është aktivizuar vetëm në ndeshjet e Europa Conference League, gjë që ka ndikuar në pakënaqësinë e tij me situatën aktuale.

Sipas “LÉquipe”, Manchester United është e interesuar të ofrojë një “rrugëdalje” për lojtarin duke synuar që ta transferojë në ‘Old Trafford’.

Po ashtu, raportohet se edhe trajneri Ruben Amorim dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit, teksa klubi është në kërkim të përforcimeve për repartin ofensiv.

Chelsea e vlerëson Nkunkun 52 milionë funte, ndërkohë që interesim për të ka shfaqur edhe kampioni i Bundesligës, Bayern Munich.



Lexoni të gjitha në Bota Sot