“Kam biseduar me të, Dellova nuk largohet” – trajneri i CSKA-s konfirmon qëndrimin e mbrojtësit në Bullgari

- Bota Sot

“Kam biseduar me të, Dellova nuk largohet” – trajneri i CSKA-s konfirmon qëndrimin e mbrojtësit në Bullgari

Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, do të vazhdojë të jetë pjesë e CSKA Sofjes, pavarësisht interesimit konkret nga dy klube turke – Rizespor dhe Kocaelispor.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i skuadrës bullgare, Dusan Kerkez, para nisjes së skuadrës drejt përgatitjeve në Slloveni.

“Fola me Dellovën. Gjithçka është në rregull dhe ai dëshiron të qëndrojë te CSKA. Është ambicioz dhe dëshiron të bëjë diçka të madhe këtu”, u shpreh Kerkez për mediat vendase, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm të lojtarit gjatë kësaj vere.

Trajneri boshnjak theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë në skuadër dhe synimet e larta për sezonin e ri.

CSKA Sofja po përgatitet për ndeshjet parasezonale dhe do të zhvillojë katër miqësore. E para është më 25 qershor kundër Shkëndijës.

Klubi bullgar luan edhe me Krivbasin, Hajdukun dhe Olimpijan. Këto ndeshje do të jenë një test i rëndësishëm për formën e ekipit dhe për përgatitjet drejt sezonit të ri. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot