Dëshira që nuk iu plotësua kurrë trajnerit, Kristjan Asllani del sërish në skenë për klubin e Seria A

- Bota Sot

Dëshira që nuk iu plotësua kurrë trajnerit, Kristjan Asllani del sërish në skenë për klubin e Seria A

Kristjan Asllani raportohet drejt largimit të sigurt nga Interi. Akoma nuk dihet nëse do të jetë në formë huazimi, apo transferimi të përhershëm diku tjetër.

Atalanta është shfaqur së fundmi pas mesfushori të Kombëtares shqiptare. Skenari është i qartë tek Atalanta dhe bëhet fjalë për Ederson. Ky i fundit tregohet si dëshirë për skuadrën e Kristian Kivu.

Për të arritur transferimin, që është i vështirë pasi Atalanta kërkon 60 milionë euro, në lojë futet Asllani. “Corriero di Bergamo” e raporton mesfushorin shqiptar me vlerë 14 milionë euro dhe si profil të nevojshëm për skuadrën e Ivan Juriç.

Mbetet për t’u parë si do të reagojnë palët. Kujtojmë se më parë Asllani ka qenë dëshirë e Gasperinit, por pa arritur në diçka konkrete.



Lexoni të gjitha në Bota Sot