Tërmet në Turqi, epiqendra në Adana

- Bota Sot

Tërmet në Turqi, epiqendra në Adana

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sot në orën 07:09 në rrethin Saimbeyli të Adanas ndodhi një tërmet me magnitudë 4.5.

Thellësia e tërmetit u mat 6.96 kilometra, raporton media turke Sabah.

Tërmeti u ndje lehtë në zonë dhe deri tani nuk ka raporte për dëme apo incidente të tjera negative.

Banorët u tronditën, por situata mbetet nën kontroll.



Lexoni të gjitha në Bota Sot