Bayern dhe Benfica luajnë në 40°C, Kompany: Nuk ka justifikim

- Bota Sot

Bayern dhe Benfica luajnë në 40°C, Kompany: Nuk ka justifikim

Sot në mbrëmje në orën 21:00 Grupi C i Kupës së Botës për Klube luan takimet e treta ku do të vendoset se cila do të jetë ekipi i dytë që do t’i bashkangjitet Bayern-it mes 16 më të mirave.

Në Sharlot, në stadiumin “Bank of America”, Benfica dhe Bayern do të ndeshet në kushte të vështira atmosferike pasi meterologët kanë parashikuar një ditë të nxehtë me temperatuart që gjatë këtij takimi mund të arrijnë deri në 41°C.

I pyetur për këtë aspekt të ndeshjes, trajneri i Bayern la të kuptohej se nuk duhet që të shërbente si justifikm për askënd.

“Në të njëjtat kushte do të luajmë si ne dhe Benfica prandaj nuk mund të justifikojmë një ndeshje të dobët me temperaturat e larta”, tha trajneri Kompany.

Veç të tjerash belgu u pyet edhe për eksperiencën e veçantë të këtij formati.

“Kupa e Botës për Klube është një kompeticion që mund të ndikojë si për mirë edhe për keq në sezonin tonë që na pret. Mendoj se për të rinjtë është një mundësi e artë pasi kanë mundësi që të integrohen më shpejt.

Ndërsa aspekti negativ i këtij kompeticioni është se nuk do të na lejojë që të pushojmë mjaftueshëm për të nisur përgatitjet për një tjetër sezon të gjatë që na pret”, arsyetoi Kompany.



Lexoni të gjitha në Bota Sot