Stefan Spirovski sezonin e ri nuk do të mbrojë ngjyrat e Struga Trim Lum.
Në takimin mes Drejtorit tonë sportiv, Besart Isaku, dhe vetë futbollistit në fjalë, u arrit marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit para kohe.
Spirovski me Struga Trim Lum kishte kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, mirëpo pas bisedës së shkurtër në zyrat e klubit tonë, palët shtërnguan duart dhe me pëlqim të dyanshëm prishjën kontratën.
Spirovski skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua korrikun e vitit të kaluar, si përforcim edhe për ndeshjet europiane, ku arriti të shënojë atë super gol përballë Pyunik, ndërkohë edhe një gol tjetër realizoi në kampionat, aty ku regjistroi edhe 4 asistime në 27 ndeshje.
Për gjithë ato 2071 minuta të kaluara në fushë me fanellën “bardhekuq”, Spirosvkin e falënderojmë dhe shumë suksese në karrierë i urojmë.