Ismet Zeqiri prej vitesh punon me plot dëshirë e pasion dhe në fakt puna e tij po jep rezultate.
E kemi fjalën per trajnerin e KF Kumanova 2010, Ismet Zeqiri. Ai punon prej vitesh duke patur jo pak suksese së bashku me Erkan Jusufin, Oktaj Jusufin, Xhelal Ademin, Xhemal Zeqirin e të tjerë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në titujt e shumë kampionë që ekipi kumanovar ka fituar.
Zeqiri ka stërvitur shumë sportistë të dalluar e kampionë që kanë dalur nga shkolla e tyre, ndërkohë që tani ai po rritë edhe shumë lojtarë të talentuar që nesër priten të luajnë nëpër skuadra të ligës së parë, pse jo edhe në Europë.
Falë punës së bërë, KF Kumanova – Gjenerata U13 dje në turneun “Mati Sport” Tiranë doli kampione duke mposhtur ekipin “Triumfi”, ekip i Akademisë së futbollit që drejtohet nga Andi Lila, ish lojtar i Kombëtares shqiptare.