Gyokeres i konfirmon largimin presidentit të Sportingut

- Bota Sot

Gyokeres i konfirmon largimin presidentit të Sportingut

Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres do të largohet nga Sportingu këtë verë.

Siç raporton mediumi portugez “A Bola”, suedezi i ka komunikuar vendimin e tij edhe presidentit të Sportingut, Frederico Varandas dhe se nuk do të kthehet as në stërvitjet e para që do të mbajë skuadra.

Gyokeres, po lidhet me një rikthim në Angli me Arsenalin që është e interesuar për të si dhe Manchester United, në të cilën është ish-trajneri i tij te Sportingu, Ruben Amorim.

Suedezi, këtë sezon ka shpërthyer duke shënuar 54 gola në 52 paraqitje me Sportingun, ku fitoi titullin e kampionit në Portugali si dhe Kupën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot