Ku po shkon Edon Zhegrova?

- Bota Sot

Ku po shkon Edon Zhegrova?

Me kontratën që do t’i skadojë pas një viti, e ardhmja e Edon Zhegrovës në Lille është ende e pasigurt.

Ylli kosovar nuk do ta vazhdojë kontratën me klubin francez dhe ky i fundit mund t’ia hapë derën e një shitjeje në këtë verë në mënyrë që t’i rikuperojë humbjet financiare pasi tashmë është përforcua rme Marius Broholm.

E mediumi francez “Le 11” e ka analizuar situatën e ish-futbollistit të Baselit, i cili nuk ka luajtur që nga 14 dhjetori i vitit të shkak i një lëndimi të palexueshëm dhe të shëruar dobët në ijë, i cili shkaktoi edhe ankth brenda klubit francez, përcjell “Gazeta Express”.

Zhegrova ka punuar së fundmi individualisht për të qenë gati për sezonin 2025/26, pa e ditur ende se ku do të luajë.

Duke e pasur parasysh se ka nën kontratë veç edhe një vit, Lille mund ta shesë 26-vjeçarin për një shumë më të ulët pasi lojtari nuk i jep garanci për edicionin e ardhshëm dhe francezët janë të vendosur ta shesin atë.

Natyrisht, mbi të gjitha është dëshirë e lojtarit që palët të ndahen në këtë verë.

Anësorin ofanziv e pëlqejnë në Itali, mbi të gjitha Napoli, por edhe Atalanta.

Gjithashtu, ai e ka një mundësi është edhe Bundesliga, atje ku klubet e kanë përcjellë me vëmendje, ndërsa flitej se atë e pëlqente Leipzigu.

Zhegrova ia kishte bërë me dije Lillet qysh në muajin shkurt se nuk do ta vazhdonte kontratën, që nënkuptonte se në verë do të largohej.

Tash pritet të shihet se cili klub do t’i sigurojë shërbimet e majtakut, i cili e pati një pjesë të parë të sezonit fenomenale, duke shkëlqyer edhe në Ligën e Kampionëve. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot