Serbi që ka qenë në qendër të Prishtinës, ishte distancuar nga Zvezda dhe foli hapur se kush është Dragan Xhajiqi

- Bota Sot

Serbi që ka qenë në qendër të Prishtinës, ishte distancuar nga Zvezda dhe foli hapur se kush është Dragan Xhajiqi

Komentatori sportiv, Millojko Pantiq, ka vite që është duke folur për të palarat e politikës dhe sportit serb.

Para dy viteve ishte në qendër të Prishtinës pikërisht më 14 qershor madje e kishte takuar rastësisht legjendën e komentimin Agim Kasapolli.

Pantiq para disa viteve ishte distancuar nga Cërvena Zvezda e Beogradit dhe kur atëherë Dragan Xhajiqij e Zvezdan Terziqi e nderuan me fanellën numër 1 kriminelin e luftës Kapetan Draganin. 

Komentatori sportiv nga Beogradi është një nga kritikët më të ashpër të regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

Pantiq para disa viteve kishte foluir për mediumin kroat “Slobodna Dalmacija” duke treguar fytyrën e vërtetë të Xhajiqit dhe si e kishte nderuar kriminelin e luftës Kapetan Draganin:

"Dëgjova me siguri se atë ditë Xhajiq ishte thirrur nga zyra e Presidentit të Serbisë dhe iu tha që të vinte urgjentisht në stadium sepse duhej të përmbushte një detyrim. Dhe ai erdhi dhe u zbulua se cili ishte detyrimi.

Mos harroni, ai i kishte borxh asaj qeverie sepse e liroi nga akuzat se abuzoi me pozicionin e tij dhe dëmtoi Cërvena Zvezdës kur shiti lojtarë. Më bëri përshtypje fakti që askush nuk reagoi.

Pra, në çfarë jemi shndërruar dhe çfarë i kemi lejuar kësaj qeverie të na bëjë?! Xhajiq, Cërvena Zvezda, "Delije" po bëjnë gjithçka sipas urdhrave të tyre".

Pantiq shkaku i kësaj kishte hequr dorë përgjithmonë nga Zvezda, sidomos kur e nderuan Kapetan Draganin që kishte kaluar 13.5 vjet në burg për krime lufte në Kroaci.

Kur ishte në Kosovë para dy vitesh, kështu shkroi: “Jetojmë në epokën e komunikimeve digjiitale dhe të internetit, ndaj nuk është për tu habitur që disa shqiptarë mu drejtuan me pyetjen se a jam unë ai reporteri televiziv nga Beogradi. Isha i lumtur që takova ish-kolegun tim dhe të vetëm të gjallë nga Televizioni i Prishtinës, Agim Kasapolli”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot