Donnarumma: Leo ka fituar mjaft trofe, është radha jonë tani

- Bota Sot

Donnarumma: Leo ka fituar mjaft trofe, është radha jonë tani

Një ndeshje që do të shënojë takimin e shumëpritur midis Lionel Messit dhe ish-shokëve të tij të ekipit, por edhe me ish-trajnerin e tij.

Lajmi u prit me entuziazëm nga grupi parizien, i cili fluturoi për në Atlanta menjëherë pas fitores 2:0 kundër Siatëll Saundërs.

“Është fantastike për ne dhe për mua. Kalova dy vite të mrekullueshme me të, ai është lojtari më i mirë në botë.

Por tani shpresoj se do të fitojmë: ai ka fituar mjaft trofe. Leo është një mik i shkëlqyer, do të jetë mirë ta takojmë përsëri”, deklaroi Gianluigi Donnarumma..

Messi, i cili bëri 75 paraqitje në Paris, shënoi 32 gola dhe fitoi tre tituj midis viteve 2021 dhe 2023, pati një përvojë të hidhur në kryeqytetin francez: i pritur si një mbret, ai u largua mes fishkëllimave pas një periudhe të vështirë.

Pas lamtumirës së tij, PSG e la pas epokën e superyjeve dhe fitoi Ligën e Kampioneve të parë historik.



Lexoni të gjitha në Bota Sot