Mitrovica mëson rivalen për Champions League

- Bota Sot

Mitrovica mëson rivalen për Champions League

Kampionja e Kosovës, Mitrovica, ka mësuar rivalen për raundin e parë (Grupi gjashtë) në kuadër të Champions League në futboll.

Në ndeshjen e parë vashat e Mitrovicës do të përballen me Cliftonville Ladies nga Irlanda e Veriut.

“Klubi ynë do të jetë nikoqir i turneut të raundit të parë të UEFA Women’s Champions League, që do të zhvillohet në Kosovë, ku do të mirëpresim skuadra nga Irlanda e Veriut dhe Gjeorgjia.

Në ndeshjen e parë, përballemi me Cliftonville Ladies nga Irlanda e Veriut, një sfidë vendimtare për të vazhduar më tej në kompeticionin më të madh evropian për klube.

Nëse sigurojmë fitoren në këtë ndeshje, do të luajmë finalen e grupit 6 kundër ekipit të Gjeorgjisë. Finalja do të përcaktojë skuadrën që kualifikohet për në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Vajzat tona janë të përgatitura dhe të motivuara për të dhënë maksimumin, ndërsa ne kemi nderin të përfaqësojmë vendin tonë në këtë turne evropian të nivelit të lartë”, njofton KFF Mitrovica.



Lexoni të gjitha në Bota Sot