Rodrigo u rikthye në fushë për Realin e Madridit kundër Al-Hilal në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube.
Braziliani luajti minutat e tij të para për ekipin që nga finalja e Kupës së Mbretit.
Duket se thashethemet për të ardhmen e lojtarit në Madrid kishin mbaruar këtu. Por jo.
Ndeshja e tij kundër Al-Hilal ishte shumë e qetë dhe Alonso e la në stol për ndeshjen kundër Paçukës. Jo vetëm që nuk luajti si titullar, por nuk luajti asnjë minutë. Kjo ka bërë që thashethemet rreth të ardhmes së Rodrigos në Madrid të përhapen përsëri.
Situata e tij po monitorohet nga afër në Premier League, ku disa ekipe e duan brazilianin. Duke filluar me Arsenalin e Artetas, të cilët duket se po shtyjnë më shumë për nënshkrimin e tij. Ndërkohë, Reali po pret me qetësi zhvillimet, teksa e ka bërë të qartë se pret jo më pak se 100 milionë euro për të.