Shtatë skuadra deri më tani kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës për Klube

- Bota Sot

Shtatë skuadra deri më tani kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës për Klube

Po shkojmë drejt fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës së Klube, ku sonte zhvillohen dy ndeshje nga ora 21:00 dhe dy të tjera pas mesnate në 03:00.

Deri më tani kualifikimin në 1/8 e finales e kanë siguruar shtatë skuadra.

Flamengo, Bayern Munich, Manchester City, Juventus, Botafogo, Palmeiras dhe Inter Miami tashmë janë në fazën e eliminimit direkt.

Në ditët e fundit do të mësohen edhe nëntë skuadrat e tjera të cilat do të kompletojnë çiftet e 1/8-së së finales.

Tashmë janë mësuar dy përballjet që do të luhen në 1/8 e finales.

Dy skuadrat braziliane Palmeiras dhe Botafogo do të luajnë mes vete, ndërsa Leo Messi me Inter Miamin do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, PSG..



Lexoni të gjitha në Bota Sot