Mesfushori brazilian Casemiro është i lidhur me Al Nassr të Cristiano Ronaldos!
Shtypi saudit raportoi dje se Al Nassr është në negociata të avancuara me Manchester United për nënshkrimin e Casemiros, një lojtar 33-vjeçar brazilian, i cili ka gjetur një jetë të re në klubin anglez me mbërritjen e Ruben Amorimit.
Sipas Sport Jazirah, të lidhur me Al Jazeera, ish-mesfushori mbrojtës i FC Portos, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Djajtë e Kuq, po përgatitet të bashkohet me klubin e Riadit dhe kështu të ribashkohet me portugezin Cristiano Ronaldo, me të cilin ndau një dhomë zhveshjeje te Real Madridi dhe Manchester United.
Megjithatë, pavarësisht këtij informacioni që vjen nga vendi arab, mediat europiane e venë në dyshim lajmin se Casemiro është afër transferimit në klubin saudit.