Asani: Më duan shumë skuadra/

- Bota Sot

Asani: Më duan shumë skuadra/

Shenjat janë që të gjitha se ndryshimi do të ndodhë.Jasir Asani besohet se është shumë pranë transferimit te klubi I Jokohamës në Japoni, ndërsa mediat në Lindjen e Largme vazhdojnë të japin lajme për të.Sipas atyre që shkruhen në Korenë e Jugut, kalimi I tij në Japoni mund të quhet diçka e përfunduar, ndërsa vetë lojtari I kombëtares shqiptare ka bërë komentin e tij.Asani ka deklaruar se atë e kërkojnë disa klube dhe jo vetëm Jokohama nga Japonia.

Edhe trajneri I tij tek skuadra Kuangju, Li Jung-Hjo, u pyet për këtë temë, dhe deklaroi se nuk ka dëgjuar asgjë konkrete, vetëm thashetheme, por nuk harroi të shtonte se 

“Asani kohet e fundit duket shumë I lumtur, dhe kjo duhet të ketë ndonjë arsye”.Po sipas mediave, klubi ku ndodhet Asani, Kuangju, nga Koreja e Jugut, është dakord për transferimin, veçse në këmbim të 1 milionë dollarëve amerikanë, afërsisht 145 milionë jen japonezë.

Kuangju shpenzoi 700 000 euro për ta marrë nga Kishvarda e Hungarisë në janar të 2023, ndërsa ndodhet në pozita të vështira edhe sepse kontrata e shqiptarit përfundon në dhjetor të këtij vitit.Jo vetëm kaq, por klubi koreanojugor është dënuar nga FIFA për shkelje financiare dhe, sipas mediave në vendin e tij, ka humbur deri tani afërsisht 1.7 milionë USD.Besohet se kjo është një tjetër arsye që Kuangju mund të bjerë dakord të humbasë lojtarin e vet më të mirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot