Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Amsterdam për samitin e NATO-s, ku do të takohet me 32 udhëheqësit e aleancës së sigurisë dhe do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga mbreti holandez.
Aeroplani i tij u ul në aeroportin Schipol të Amsterdamit pak pas orës 19:30.
Në bordin e Air Force One, Trump thuhet se foli me anëtarët e “grupit” të shtypit – gazetarët që udhëtojnë me presidentin – dhe i ka dhënë meritën Izraelit për tërheqjen nga sulmet e mëtejshme ndaj Iranit.
Ai gjithashtu u ka thënë gazetarëve se pret të flasë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenksy në margjinat e samitit.
Ky është samiti i parë i NATO-s i presidentit amerikan që nga viti 2019.