Ylli brazilian, Neymar Jr duket se do të vazhdojë qëndrimin e tij te Santosi.
Ndonëse lidhej me një rikthim në Evropë, me zëra që e lidhnin me ish-klubin e tij, Barcelonën, Neymar vendosi që të qëndrojë në Brazil.
Ai pritet që të nënshkruajë kontratën e tij deri në fund të këtij viti.
Që nga rikthimi i tij në vendlindje, ai ka bërë 12 paraqitje duke shënuar 3 gola dhe 3 asistime me Santosin.