Spanja U19 e vajzave ka arritur të kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian pas fitores 2-0 të arritur në 120 minuta lojë përballë Italisë.
Kjo është hera e katërt radhazi që spanjollet arrijnë në një nivel të tillë, ndonëse përballë Italianeve nuk e kishin aspak të lehtë.
Pavarësisht volumit të madh të lojës nga ana e spanjolleve, italianet u mbrojtën me kujdes dhe 90 minutat u mbyllën në barazim 0-0.
Në shtesë, megjithatë, Spanja arriti të zhbllokojë menjëherë ndeshjen me anë të Irune Dorado 92’.
Më pas Agote 119′ dyfishoi sghifrat duke mbyllur të gjitha llogaritë.
Një gjysmëfinale e vështirë, por spanjollet treguan edhe njëherë se mund të përballojnë çdo vështirësi.
Një tjetër finale është në horizont, me një qëllim të qartë: një titull të katërt radhazi dhe një të shtatë në total.
Për ta arritur këtë, ata do të duhet të përballen me fituesin e gjysmëfinales midis Portugalisë dhe Francës.