A po rrezikohet jeta e Taremit në Iran?

- Bota Sot

A po rrezikohet jeta e Taremit në Iran?

E ardhmja e Mehdi Taremit te Interi është vënë në pikëpyetje, por për momentin sulmuesi iranian ka shqetësime më të mëdha sesa futbolli. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi i Portos ka arritur së fundmi të largohet nga kryeqyteti Teherani, ku situata ka qenë gjithnjë e më e tensionuar, dhe është kthyer në qytetin e tij të lindjes, Bushehr, në jug të vendit, ku ndodhet edhe familja e tij.

Taremi ka përshkuar afro 1,000 kilometra me makinë për të mbërritur në këtë zonë bregdetare në jugperëndim të Iranit, pranë Gjirit Persik, e cila aktualisht konsiderohet më e sigurt dhe larg sulmeve ajrore, përcjellë KosovaPress.

Gjatë gjithë kohës, ai ka qëndruar në kontakt me trajnerin e përgatitjes fizike te Interit, Matteo Tagliacarne, dhe së fundmi ka komunikuar edhe me Cristian Chivu. Në një mesazh të dërguar në bisedën e grupit të skuadrës, Taremi ka qetësuar shokët e tij të ekipit, duke i njoftuar se është mirë dhe i sigurt.

Aktualisht, ai po stërvitet individualisht për të ruajtur formën fizike, në rast se do t’i jepej mundësia të largohej nga Irani për t’u bashkuar me skuadrën në Kupën e Botës për Klube. Megjithatë, duke parë zhvillimet më të fundit, kjo hipotezë nuk duket më realiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot