Klubi i Bundesligës kërkon sulmuesin shqiptar të Bayernit

- Bota Sot

Klubi i Bundesligës kërkon sulmuesin shqiptar të Bayernit

Arijon Ibrahimoviç nuk do të rikthehet te Bayerni, pasi mbaroi huazimin te Lacio. “Bild” ka raportuar tjetër klub në skenë për 19-vjeçarin shqiptar, që shfaqej mjaft pranë Nuremberg. Bëhet fjala për Heidenheim.

Lacio kishte mundësinë për ta blerë pas huazimit, por nuk e aktivizoi opsionin në kontratë. Vetëm një ndeshje në Kupë dhe kampionat ishin mjaft pak, për të bindur drejtuesit.

Heidenheim po punon për sezonin e ri, pasi shpëtoi nga rënia në Bundesligën 2.

I gjithë fokusi është tek elita, për këtë Arijon Ibrahimoviç shikohet si opsion.

Kujtojmë se 19-vjeçari i lindur në Nurnberg ka luajtur deri tani vetëm për moshat e Gjermanisë.

I talentuari tashmë është gati për hapin e radhës, që pritet të jetë sërish huazim me të drejtë blerje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot