Redi Kasa ka mbyllur aventurën e tij të dytë em Egnatian.
Ndonëse mungon edhe zyrtarizimi i largimit nga kampionët, sulmuesi duket se ka gjetur ekipin e ri.
Mjaft befasuese është lëvizja e tij. Kasa mësohet se është shumë afër kalimit te Elbasanit, teksa pritet të vihet nën urdhat e Ivan Gvozdenovic.
Ky i fundit pëlqen karakteristikat e 23-vjeçarit dhe e shikon si të duhurin për sezonin e ri.
Redi Kasa iu bashkua kampionëve në merkaton e janarit dhe pas 6 muajsh ka mbyllur aventurën me rrogozhinasit.