Mbrëmjen mes së mërkurës dhe të enjtes, në orën 03:00 të mëngjesit, Interi i Asllanit sfidon River Plate në Sjatëll në takimin e tretë dhe të fundit të Grupit E.
Pas dy ndeshjesh River Plate dhe Inter kanë grumbulluar nga katër pikë secila ndërsa në vend të tretë gjenden meskikanët e Monterrey me 2 pikë. Urawa Reds mbyll grupin me asnjë pikë të grumbulluar.
Sa i përket duelit në Sjatëll trajneri i Inter-it, Chivu do të bëjë disa ndryshime në formacion i kushtëzuar nga dëmtimet dhe kondicioni fizik i disa lojtarëve, por vihet re se Asllani do për të tretën herë radhazi nis nga minuta e parë ndeshjen.
INTER 3-5-2: Sommer; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, F. Esposito.
RIVER PLATE (3-5-2): Armani; Martinez Quarta, Pezzella, Diaz; Montiel, Fernandez, Kranevitter, Meza, Acuna; Mastantuono, Colidio.