Ditë e djeshme (24 qershor 2025) komuna e Haracinës festoi ditën dhe betejën e saj. Në kuadër të këtij aktiviteti u nderuan me mirënjohje edhe gjenerata e parë dhe e artë e KF Shkëndija.
Në mesin e atyre që morën mirënjohje ishte edhe ishdeputeti Ismet Ramadani.
Ky i fundit për Open-TV zbuloi se si duke luajtur për Shkëndijën e kishte thyer këmbën.
Ai kishte qenë mesfushor me numër 10. Për portalin tonë zbulon si për sakrifikat e themelimit të klubit.
Ramadani është i bindur se Shkëndija shumë shpejtë do të ngjitet në Ligën e Parë::"Unë ia uroj plasmanin në Ligën e dytë, por si e njoh Shkëndijën, së shpejti do ta shohim në Ligën e Parë!".