Merz: Rritja e shpenzimeve të NATO-s nuk është për ti pëlqyer askujt

- Bota Sot

Merz: Rritja e shpenzimeve të NATO-s nuk është për ti pëlqyer askujt

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se vendi i tij po "e pajis NATO-n me burime dukshëm më të mira" për tiu kundërvënë kërcënimit që Rusia paraqet për sigurinë e Evropës.

Ai po i referohej presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka ushtruar presion mbi aleatët për të rritur shpenzimet ushtarake, raporton kp.

"Ne po e pajisim NATO-n me burime dukshëm më të mira - jo për ti pëlqyer askujt, por nga kuptimi ynë i qartë: Rusia po kërcënon të gjithë rendin politik të kontinentit tonë. Veçanërisht Evropa duhet të shtojë përpjekjet e saj për të siguruar mbrojtjen e saj", shkroi Merz në rrjetin social iks.

Më parë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se rritja e pritur e shpenzimeve të mbrojtjes dhe sigurisë në pesë për qind të produktit të brendshëm bruto nuk do të ndodhte pa presidentin e SHBA-së.



Lexoni të gjitha në Bota Sot