“Jemi shumë të shqetësuar për Ballkanin Perëndimor”/ Rutte: Kemi KFOR-in në Kosovë dhe...

- Bota Sot

“Jemi shumë të shqetësuar për Ballkanin Perëndimor”/ Rutte: Kemi KFOR-in në Kosovë dhe...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se është shumë i shqetësuar me situatën në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur se pse ky rajon nuk përmendet fare në Deklaratën e nënshkruar pas Samitit të NATO-s në Hagë, Rutte tha se në këtë kohë, “në vend të teksteve të gjata dhe shumë paragrafëve me sqarime të detajuara, Aleatët deshën të fokusohen në çështje kyçe”, raporton “europeanwesternbalkans”.

“Jemi shumë të shqetësuar për rajonin. Kemi KFOR-in në Kosovë dhe EUFOR-in në BeH. Së fundmi vizitova rajonin dhe pata biseda të zgjeruara me liderët në rajon, në BeH, në Kosovë, me Presidenten e Kosovës, me presidentin e Serbisë”.

“NATO është shumë e shqetësuar për situatën, po koordinohemi shumë për së afërmi me Kaja Kallas dhe me Ursula von der Leyen”, tha Rutte për “Nezavisne Novine”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot