Pas Zubimendit firmos me edhe një spanjoll tjetër

- Bota Sot

Pas Zubimendit firmos me edhe një spanjoll tjetër

Arsenali ka finalizuar transferimin e portierit Kepa Arrizabalaga nga Çellsi, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

Portieri 30-vjeçar spanjoll i bashkohet ‘Topçinjve’ si zëvendësues i David Raja-s, me marrëveshjen që thuhet se kap vlerën e 5 milionë funtesh.

Ky transferim u mundësua nga një klauzolë lirimi që Kepa e kishte përfshirë në kontratën e tij me Çellsin gjatë verës së kaluar Klauzola i jepte mundësinë të largohej për një tarifë të caktuar dhe Arsenali e ka aktivizuar atë për ta sjellë portierin në ‘Emirates’. Ish-portieri i kombëtares spanjolle pritet të rivalizojë Rayën për vendin e titullarit, duke i dhënë Mikel Artetës më shumë alternativa në portë.

Përvoja dhe cilësia e Kepas konsiderohen si një aset i vlefshëm për skuadrën, ndërsa ai është përforcimi i radhës pas mbërritjes së Martin Zubimendit.

Transferimi i Kepas vjen pas një periudhe të përzier shtatëvjeçare te Çellsi, ku ai fitoi katër trofe të mëdhenj dhe regjistroi 163 paraqitje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot