Napoli përgatit befasinë e madhe

- Bota Sot

Napoli përgatit befasinë e madhe

Antonio Conte nuk qëndroi te Napoli thjesht për të mbrojtur titullin në Serie A, por padyshim për të provuar dhe suksesin historik në Champions League. Për të arritur këtë synim, drejtuesit e kampionit në fuqi të Serisë A po punojnë për transferimin e tre emrave shumë të njohur, pas nënshkrimit me Kevin De Bruyne, që po ashtu mund të konsiderohet si një super goditje në merkato.

Emri i parë në listë është ai i Darwin Nunez, i cili ka dalë jashtë planeve të Arne Slot për sezonin e ri dhe po kërkon një ekip tjetër, ku padyshim do që të ketë rol protagonisti dhe këtë gjë ia ofron Napoli. Klubi italian i ofron 5 milionë euro rrogë vjetore përveç bonuseve si dhe një ofertë fillestare prej rreth 43 milionë eurosh për të bindur Liverpool-in.

Emri i dytë lidhet sërish me Liverpool, bëhet fjalë për Federico Chiesa. Sulmuesi është gati të rikthehet në Serie A, pasi sezoni i tij i parë në Premier League shkoi shumë keq, për shkak edhe të një dëmtimi të rëndë që pësoi. Në krahasim me Darwin Nunez, marrëveshja mes dy klubeve në rastin e Federico Chiesea-s duket shumë më e lehtë për t’u arritur dhe deri tani përflitet për huazim me të drejtë blerjeje.

Emri i tretë vjen po nga Premier League dhe bëhet fjalë për një emër të njohur, i cili po ashtu konisderohet jashtë planeve të ekipit aktual. Bëhet fjalë për Jadon Sancho-n, i cili nuk është në planet e Enzo Maresca-s për sezonin e ri dhe duhet të gjejë ekip tjetër. Ashtu si dhe për Federico Chisa-n, edhe në këtë rast propozimi i Napolit do jetë huazim me të drejtë blerjeje. Vetëm se për 25-vjeçarin anglez ka interes nga disa klube të mëdha dhe konkurrenca për të do jetë shumë e fortë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot