Shkëndija barazon me CSKA Sofjen

- Bota Sot

Shkëndija barazon me CSKA Sofjen

Shkëndija e Tetovës barazon 1:1 përballë ekipit cilësor bullgar, CSKA Sofje. Krasniqi realizon super gol për kuqezinjtë. 

"Në temperatura të larta dhe të vështira për lojë (posaçërisht në pjesën e parë), Shkëndija ka zhvilluar ndeshjen e tretë miqësore të fazës përgatitore në Slloveni, duke barazuar 1:1 përballë ekipit cilësor bullgar, CSKA Sofia.

Pjesa e parë u karakterizua me ritëm të ulët, ku vapa e madhe ndikoi në intensitetin dhe performancën e të dyja skuadrave. Tamba dhe Qaka patën tentativa për të rrezikuar portën kundërshtare, por pa rezultat konkret.

Pjesa e dytë solli më shumë gjallëri dhe solli dy gola. Fillimisht, Trumçi shpëtoi skuadrën nga një gol i sigurt, por në minutën e 60-të bullgarët kaluan në epërsi pas një situate të pamenaxhuar mirë nga mbrojtja kuqezi. Ivanov realizoi për 1:0.

Shkëndija reagoi dhe krijoi disa mundësi të mira, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 84-të kur Qaka fitoi topin në presion, Jakupi e nisi aksionin që përfundoi me goditjen fantastike të Krasniqit për 1:1.

Kjo ishte miqësorja e tretë e zhvilluar në Slloveni, ndërsa skuadra menjëherë pas ndeshjes është nisur drejt Tetovës, duke përfunduar më herët qëndrimin për shkak të obligimeve logjistike për përgatitjen e ndeshjes së parë kualifikuese në Champions League ndaj The New Saints në Uells", njofton KF Shkëndija.

CSKA -SHKËNDIJA  1:1 (0:0)

Terreni në Terme Çatezh në Slloveni

Golashënues: Ivanov 60’ (CSKA), ndërsa Krasniqi 84’ (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Fetai, Cake (c), Ajeti, R. Ramadani, Nuhija, Qaka, Tamba, Kërstevski, Ademi. 

Luajtën edhe: Gaye, Webster, Latifi, F. Ramadani, Meliqi, Krasniqi, Jakupi, Murati dhe Ceka. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot