Gjendet mirë 85 vjeçari nga Gorozhupi i Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Gjendet mirë 85 vjeçari nga Gorozhupi i Prizrenit

Është gjetur shëndosh e mirë, 85-vjeçari Nebi Tejeci.

Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

“Operacioni është realizuar me bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, ku krahas ekipit të SHKKSH-së, kanë qenë të pranishëm edhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në realizimin me sukses të këtij misioni”, thuhet në njoftim.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit