Enea Mihaj në modë, dy skuadra italiane në gjurmët e mbrojtësit shqiptar

- Bota Sot

Enea Mihaj në modë, dy skuadra italiane në gjurmët e mbrojtësit shqiptar

Enea Mihaj vendosi të largohej nga portugezët e Famalicaos, duke mos rinovuar kështu kontratën.

Mbrojtësi i Kombëtares është në kërkim të një skuadre të re, ku do të mund të vijojë karrierën.

Sipas gazetarit Di Marzio, në skenë kanë dalë dy skuadra italiane, Cremonese dhe Verona.

Të dy ekipet e Serie A kanë shfaqur interes dhe janë gati që të ndërmarrin hapa konkret për të siguruar firmën e Enea Mihaj.Kalimi në Itali duket si një opsion interesant për të ardhmen e 26-vjeçarit, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në Greqi dhe Portugali.



Lexoni të gjitha në Bota Sot