Xhevat Rushiti në krye të Dinamos

- Bota Sot

Xhevat Rushiti në krye të Dinamos

Xhevat Rushiti merr drejtimin e Dinamos së Ferizajt. 

Lajmi bëhet i ditur nga klubi.

"Është një ditë me rëndësi të veçantë për klubin tonë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit drejtues, u mor një vendim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të ardhmen e klubit tonë.

Me votë unanime, u zgjodh kryetari i ri i klubit – biznesmeni i njohur dhe përkrahësi i madh i sportit, z. Xhevat Rushiti.

Ne jemi të bindur se me këtë udhëheqje të re, do të arrijmë rezultate pozitive në fushën e lojës dhe jashtë saj.

E ardhmja e klubit po ndërtohet mbi një themel të ri: besim, unitet dhe vizion të qartë.

Tashmë, fokusi ynë është te puna. Nesër priten lajme të mira – skuadra jonë po rikthehet me më shumë vullnet, më shumë përgatitje dhe me një dëshirë të madhe për t’i rikthyer rezultatet edhe më të mira", njofton FC Dinamo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot