Franca mori pjesë në përpjekjet për të ndaluar dronët iranianë që synonin Izraelin përpara armëpushimit të kësaj jave, tha ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu.
“Mund të konfirmoj se ushtria franceze ka kapur më pak se 10 dronë në ditët e fundit gjatë operacioneve të ndryshme ushtarake të kryera nga Republika Islamike e Iranit kundër Izraelit, qoftë nga sistemet tokë-ajër ose nëpërmjet aeroplanëve tanë luftarakë Rafale”, tha Lecornu.
Ministri tha gjithashtu se Irani kishte lëshuar rreth 400 raketa balistike dhe 1,000 dronë drejt Izraelit gjatë konfliktit 12-ditor.
Ndryshe Irani dhe Izraeli me ndërmjetësimin e SHBA-së kanë arritur një armëpushim pas 12 ditëve shkëmbime bombardimesh.
Madje SHBA intervenoi duke kryer një sulm ajror mbi tre hapësirat bërthamore të Iranit, për të cilat u tha se janë shkatërruar dhe dëmtuar kapacitetet bërthamore të Teheranit.