Legjenda e futbollit të Kosovës, Sahit Kelmendi, thotë se gazeta “Bota sot” në asnjë rrethanë nuk e ka lënë anash gjeneratën e artë të Prishtinës.
Sahit Kelmendi dhe kapiteni Fadil Vokrri, ishin tandem, ku edhe sot gjeneratat e vjetra dhe të mesme flasin me emocione për gjeneratën e tyre, më të mirën në histori që ka pas Kosova.
“Urime 30 vjetorin e gazetës “Bota sot” e cila na imformon çdo ditë për ngjarje të ndryshme sportive.
Është e përpiktë dhe e saktë me informata sportive duke iu falënderuar edhe gazetarit Kemajl Goca i cili shkruan vazhdimisht për gjeneratën e artë të Prishtinës, duke paraqitur në mënyrën më korrekte historinë e viteve të arta, viteve të 80-ta kur garonim në elitën e futbollit të ish Jugosllavisë.
Uroj edhe shumë përvjetorë të tjerë dhe të vazhdoni këtë rrugë të informimit të shpejt, të saktë për sportistët tanë”, - ka uruar legjenda Kelmendi..