Sulmuesi anglez Marcus Rashford ka shprehur më herët dëshirën e tij për të luajtur me yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Kjo deklaratë ka ngjallur kureshtjen e klubit katalanas për 27-vjeçarin.
Vetë trajneri i klubit spanjoll, Hansi Flick, thuhet se është i etur të rekrutojë Rashford për sezonin e ardhshëm. Ardhja e tij do të shërbente sidomos për të ndihmuar në mbështetjen e Robert Lewandowski.
Por ky transferim nuk do të jetë kaq i lehtë. Barcelona dëshiron ardhjen e Marcus Rashford në formë huazimi. Ndërkohë që, Manchester United po kërkon një shitje përfundimtare të tij, me vlerë 40 milionë eurosh.
“The Times” sqaron se Barca nuk dëshiron të paguajë parà për një transferim të përhershëm. Kjo kërkesë e klubit katalanas mund të sjellë një ngërç në këtë transferim, por palët janë ende në bisedime.