Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, selektori i parë i kombëtares së Kosovës në periudhën 1991-1996 dhe kryetrajneri i gjeneratës së artë të Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri (nëntor 1984 – marrs 1985), ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Urime 30 vjetorin!
Një vit jubilar i gazetës tuaj, gazetë që për 30 vite e ka informuar publikun apo opinionin sportivë, po ashtu edhe të gjitha sferat tjera ose lëmi tjera, me përpikëri, duke pasqyruar realitetin.
Gazetë që ka opinionin jo vetën në Kosovë duke filluar nga Zvicra dhe gjithe Evropën, posaçërisht me informata të sakta, reale e cilësore në lëmin e futbollit dhe degë tjera sportive”, ka uruar Shosholli.