Legjenda e futbollit të Kosovës, Xhevdet Muriqi, ka uruar tre dekadat e gazetës Bota sot”.
Ish futbollisti i gjeneratës së artë, tha se gazeta “Bota sot” në asnjë rrethanë nuk i harron emrat e mëdhenj dhe të kohës së artë, duke shkruar për të arriturat e tyre.
“Urime 30 vjetori i gazetës “Bota sot”. Një falënderim të madh që nuk na harroni kurrë gjeneratën tonë dhe posaçërisht jam falënderues juve Kemajl Goca.
Personalisht nuk na harron mu dhe vëllaun tim Fadil Muqirin”, ka uruar Muriqi.