Legjenda e futbollit e Kosovës, Arbnor Morina, selektori i kombëtares së Kosovës U-17, shprehet se gazeta kombëtare “Bota sot” për tri dekada ka pasqyruar ngjarjet me përkushtim e profesinalizëm.
“Nje perkushtim i tri dekadave në pasqyrimin e mbijetesës dhe rilindjes të sportit të Republikës së Kosovës, me qartësi dhe korrektësi brilante!
Me gazetar të cilët e kane nuhatur secilën kurthë të të kaluarës dhe kanë shtyrë përpara sportin në shtetin e ri me shkrime të thukta.
Gjithmonë me sportin dhe sportistët, të gjithë juve urime e punë të mbarë edhe në të ardhmen”, ka uruar Morina.