Legjenda e futbollit të Kosovës, Besnik Kollari, tha se gazeta Bota sot” ka qenë zëri i fuqishëm si në kohën e okupimit po ashtu edhe në kohën e lirisë, duke dhënë kontribut të madh.
Kollari e ka uruar me përzemërsi 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Gazeta ‘Bota sot’ për dekada ka luajtur një rol jashtëzakonisht pozitiv në shpërndarjen e informatave si në kohën e okupimit gjithashtu edhe këto vite të lirisë.
Personalisht kam përshtypje të paharrueshme me gazetën ‘Bota sot’ e sidomos me pjesën e mbushur me raporte nga sporti e veçanërisht të futbollit.
Iu uroj 30 vjetorin veçanërisht ty miku im Kemajl dhe të gjithë gazetarëve dhe atyre që janë pjesë e kësaj Gazete.
Gjithashtu të gjithë lexuesve te ‘Bota sot’. Urime 30 vjetorin”, - ka uruar Kollari.