Kush e meriton Topin e Artë këtë vit? Alternativat janë të shumta, por një ide e ka dhënë mesfushori i Manchester City, Rodri, në një intervistë të fundit.
Spanjolli, fitues aktual i këtij trofeu individual, u shpreh se Pedri dhe Yamal kanë kaluar secili një sezon të shkëlqyer. Sipas tij, ata e meritojnë.
“Nuk e di kush do ta fitojë, por ju e dini se unë gjithmonë lavdëroj lojtarët spanjollë.
Mendoj se Pedri pati një sezon të jashtëzakonshëm, ashtu si edhe Lamine Yamal. Nuk e di, të shohim çfarë do të ndodhë”.