Alban Muçiqi, ish portieri i klubit më të madh në Kosovë, ka arritur = sukses me klubin e futbollit Dardania nga Lozana.
Mupiçi është prej me të merituarve që Dardania është ngritur në ligën rajonale.
Ish portieri i Prishtinës është krenar që mbron ngjyrat e klubit Dardania.
“Jemi ngritur një rang më lartë po ashtu kemi fituar Kupën e Vaudit. Është ndjenjë e veçantë mi shfaq simbolet tona në një qytet të madh siç është Lozana”, thotë Muçiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Muçiqi tha se është i impresionuar edhe me organizimin e KF Dardanisë: “Organizimi i klubit është perfekt”.
Sa i përket dallimi me Ligën e Kosovës, thotë: “Dallimi është i madh me rangun ku paraqitem unë.
Vitet e fundit ka avancuar shumë futbolli në Kosovë, me përjashtim dy-tri ekipe janë në nivel më të lartë që dallojnë me ato të Kosovës, e kam fjalën për Superligën e Zvicrës”.
Muçiqi ka falënderuar kryetarin e klubit duke thënë: “Falënderoj kryetarin Behar Abdullahu për organizimin e klubit dhe mbledhjen e shqiptarëve në këtë mjedis”.