Ish futbollisti i mirënjohur, Afrim Jashari, ka uruar 30 vjetorin e gazetës “Bota sot” duke vlerësuar rubrikën e sportit.
Jashari si futbollist i takon gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndasj regjimit serb dhe aktualisht është trajner.
“Ju uroj jubileun për faqen sportive sepse ju keni dhënë hapësira të shumta të gjitha sporteve po ashtu edhe individëve.
Ndikimi juaj (Kemajl Goca) ka qenë i madh tek brezat e ndryshëm për ta lexuar të vertetën dhe informacionet në kohën e duhur.
Jeni ndër gazetarët e rrallë që i keni dhënë shumë shkrime futbollit (dhe jo vetëm) dhe individvëe të kohës së sakrificës”, ka uruar Jashari.