Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevat Kurti, tha se gazeta “Bota sot” ka dhënë dhe po jep kontribut të madh në rrafshin sportiv.
Kurti, ish futbollist i Prishtinës, Trepçës, Besëlidhjes etj. ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Gazeta “Bota sot”, që nga themelimi i saj e deri më sot, ka qenë dhe mbetet lidere në të gjitha fushat e informimit – por veçanërisht në rubrikën e sportit, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në pasqyrimin dhe zhvillimin e futbollit shqiptar.
Për tri dekada, “Bota sot” ka qenë zë i fortë i sportistëve, i talenteve të reja dhe i ngjarjeve të mëdha sportive.
Ajo ka promovuar me dinjitet futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar, duke qenë gjithmonë afër fushës, lojtarëve dhe lexuesve të saj besnikë.
Me këtë rast të veçantë, i uroj nga zemra 30-vjetorin gazetës “Bota sot”, duke i dëshiruar edhe shumë vite të tjera suksesi, profesionalizmi dhe ndikimi në shoqëri. Urime!”, ka uruar Kurti.