Bujar Neziri: Gazeta ‘Bota sot’ po jep kontribut të jashtëzakonshëm për diasporën

- Bota Sot

Bujar Neziri: Gazeta ‘Bota sot’ po jep kontribut të jashtëzakonshëm për diasporën

Bujar Neziri, kryetar i klubit më të suksesshëm në diasporë, Kosova e Dusseldorfit, e cila garon në Landesliga në futboll, ka uruar

30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Neziri tha se “Bota sot” po jep kontribut të madh edhe në diasporë. 

“Gazetën ‘Bota sot’ e shoh si gazetë kombëtare, që po jep kontribut të jashtëzakonshëm për diasporën sidomos për sportin, në veçanti neve si klub na ka përkrahur.

Nga ana sportive një gazetë shumë reale, që nuk bën dallime edhe në ekipet që nuk janë shumë të njohiura.

I uroj 30 vjetorin kësaj gazete dhe shpresoj të vazhdojë tutje me këtë tirëm të punës që bën në aspektin kombëtar dhe sportiv. Suksese të mëtutjeshme”, ka uruar Neziri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot