Trump paralajmëron mundësinë e pushtimit rus të vendeve të tjera përveç Ukrainës

- Gazeta e Prizrenit

Trump paralajmëron mundësinë e pushtimit rus të vendeve të tjera përveç Ukrainës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në samitin e NATO-s në Hagë, ka theksuar mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të pushtojë vende të tjera pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

Kur u pyet nëse e konsideronte Putinin armik dhe nëse ky i fundit kishte ambicie territoriale përtej Ukrainës, Trump u përgjigj se “është e mundur”.

Ai gjithashtu zbuluar se Putin e ka kontaktuar për t’i ofruar ndihmë në zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke propozuar të veprojë si ndërmjetës midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Trump tha se e refuzoi këtë ofertë, duke i thënë Putinit se mund të ndihmonte më mirë me Rusinë.

Trump ka treguar më parë se është në kontakt të rregullt me Putinin, veçanërisht për çështjen e Ukrainës. Ai po ashtu njoftoi se ka zhvilluar një takim “të mirë” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në margjinat e samitit dhe se po shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me sisteme mbrojtëse ajrore Patriot.

Në samitin dy-ditor në Hagë, të 32 aleatët e NATO-s ranë dakord të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së brenda 10 viteve. / Gazeta Sinjali



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit